Një 25-vjeçar është shpëtuar për mrekulli pas disa orësh opercion shpëtimi në Thumanë. ”Unë jam mirë, jam gjallë”, i tha ai nënës së tij
Sipas të dhënave, i mbijetuari tjetër i tragjedisë së këtij 26 nëntori quhet Saimir Gregu. Në momentin që ai është nxjerrë i gjallë nga pallati i shembur në Thumanë.
Në rrugë jozyrtare mendohet se janë shpëtuar 36 gjithsej 36 persona pas rënies së tërmetit 6.4 ballë në orën 03:54 mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, kanë humbur jetën 14 veta.
Fatkeqësisht tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë në orën 3.55 të mëngjesit të sotëm ka shënuar viktimën e parë në Thumanë të Fushë-Krujës.
Një skenë tragjike, përlotëse dhe rrëqethëse. Një gjsyëh ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin.