Meta pas vizitës në Spitalin e Traumës: E kam paralajmëruar prej kohësh rrezikun e goditjes së Shqipërisë nga tërmetet

Presidenti Ilir Meta ka vizituar të dëmtuarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës. Meta ka bërë thirrje që të gjithë ekipet e emergjencës të jenë në gatishmëri në ndihmë të personave që kanë nevojë për ndihmë. Meta tha se e ka paralajmëruar prej kohësh këtë situatë.

“Duket që ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresoj të mos ketë viktima. Ka të plagosur në gjendje të rëndë. Duhet të verifikohen banesat nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë. Kërkohen raportime më të shpejta nga i gjithë vendi. Falënderoj personelin mjekësor që po bën gjithçka për të shërbyer. E gjithë Shqipëria është tronditur rëndë. Duket se edhe është përgjakur por shpresojë të mos ketë viktima të tjera. E kam paralajmëruar prej kohësh rrezikun e goditjes së Shqipërisë nga tërmetet. Të sqarojmë nëse ka apo jo njerëz për ndihmë’, u shpreh Meta.

Më vonë presidenti Ilir Meta ishte në Thumanë ku pa nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Ai tha se qeveria duhet t’i kërkojë ndihmë insticucioneve ndërkombëtare për të përballuar këtë situatë.

“Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme! E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.

Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar.”-është shprehur Meta.

Del videoja që vërteton sulmin ndaj fadromës, Policia e Shkodrës mohoi incidentin një ditë më parë

Një video e re ka hedhur dritë mbi ngjarjen e bujshme të ndodhur në Theth, ku një ditë më parë Policia e Shkodrës përgënjeshtroi...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...