Thirrja e Elona Shulit: Ju lutem, këtu do ndodhë diçka e keqe

Në numrin tim të “WhatsApp” ka mbërritur një mesazh nga Siria. Është Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

 

E që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset në Kampin Al – Haël për djalin e saj 3 vjeçar si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Elona: Pershendetje jam Elona Shuli

 

Kerkojme nga ju ndihma te shpejta sa me shejt ti kapni keto pune serozjish si shtet qe jeni keni pare ne per neper internete edhe neper tevizorse ku jetojme e si jetojme

Kristi: Pershendetje Elona. Me dergoni nje video me femijet si jeni ne ate te ftohte

Elona : Se ne gra edhe femi jemi ne rrezik shum te madh folet qe do vjene nje lufte e madhe
Persim dita diten nata naten qe te vini te na merrni ora na behet muj muji na behet vit aq shum qe jemi te strresum jemi ne merak te madh

 

Nga ky vend te na largoni sa me para nga ky vend te na largoni sa me para
qe nje vit qe rrim te pergatitur gra edhe femi per tu kthyer te familjet tona
nese keni pak dhimshuri per femijet sa me shpejt te na terhiqni nga ky vend

Kristi : Nuk me dergon dot video?

Kristi : Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin

Elona: Nga ketu brendra

Eshte interneti shume i dobet
Nuk vin as vidjo as me ze

Kristi : Po te pres

Elona: Po per 4 dite nuk do flasi
Se kemi nje problem

Kristi : Cfare problemi? Pse kater dite? Me trego ne video cfare pritet te ndodh, rrezikun qe keni, veshtiresine per tu ushqyer
Te te marr me video ne whatsapp?

Mundem?

Elona : Kur te mundem do ta coj
Çfarë thote shteti kur do na marri

Kristi : Te te marr tani me video?

Kristi : Qe te flasim

Elona: Se jemi ne nje rrezik shume te madh

 

Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli.

Kristi Gongo

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...