Rritet përsëri çmimi i ujit të pijshëm/ Ja sa do të paguajnë qytetarët…

341

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Përmes një njoftimi Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë thotë çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

PUBLICITET

Sipas këtij njoftimi çmimi i ujit për konsumatorët familjarë shkon nga 30 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Njoftim i plotë:

Në kuadër të Vendimit Nr.51, të datës 28.10.2019, për “Miratimin e Tarifave të Shërbimit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujërave të Ndotura”, Enti Rregullator i Ujit ka vendosur ndryshimin e tarifave të ujit për Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

Tarifat e reja të ujit do të jenë si më poshtë:

-Për Konsumatorët Familjarë nga 30 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 45 lekë/m3.

-Për Entet Publike nga 60 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.

-Për Klientët Privatë nga 80 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.

Nga ky vendim do të ndryshojë edhe tarifa e largimit të ujërave të ndotura.

-Për Konsumatorët Familjarë nga 11 lekë/m3 tarifa e largimit të ujërave të ndotura bëhet 15 lekë/m3.

-Për Konsumatorët Publikë dhe Privatë nga 13 lekë/m3, bëhet 25 lekë/m3.

Efekti i rritjes së çmimit të ujit dhe tarifës së largimit të ujërave të ndotura do të pasqyrohet në faturën e ujit të muajit Dhjetor që do të paguhet në Janar te vitit 2020.

Faleminderit për mirëkuptimin!

PUBLICITET