RAMA PREZANTON PAKETËN KUNDËR KÇK-SË: DO KEMI ÇDO JAVË SHFAQJE TËRBIMI

Kryeministri Edi Rama po prezanton paketën anti KCK.

Edi Rama: Në këtë vakum ku një sërë institucionesh janë në ndërtim dhe ku KÇK është në veprim intensiv ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special dhe të gjithë normën e ligjit antimafia ta kalojnë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe familjarëve të tyre.

Çdo kush nga këta duhet të provojë para gjykatës që shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës.

Ky nuk është proces penal, por administrativ. Ndërkohë KÇK i duhet vënë një kufi shumë i qartë. Edhe tek KÇK sot jemi në kushtet kur një anëtar i KÇK shkel ligjin askush nuk vepron. Ndërkohë duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale.

Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në Shqipëri. Do kemi çdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Në rast se inspektimi vlerëson se anëtari i organizatës kriminale, gjykatësi apo prokurori që ka shkelur ligjin është në shkelje mbi të duhet të fillojë procesi antimafia. Barra e provës së tij dhe të provojë nga i buron pasuria.

Në 2017 kemi ngritur task forcën forca e ligjit. Kjo ka pasur një mision të posaçëm për të funksionuar si një strukturë, e cila kishte për objekt grupet kriminale.

Ka ardhur koha që forca e ligjit të kthehet në njësi speciale me ligj dhe të jetë pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit në nivelin më të lartë. Një strukturë operacionale që operon me ligj të vecantë dhe që për mision ka ekzekutimin e akteve të sekuestrimit preventiv të pasurive të eksponentëve të krimit të organizuar.

Kjo është OFL, është një grup i ngritur prej më shumë se 6 muajsh, i trajnuar për këtë ditë dhe është gati për nisjen e operacionit. Masat do të jenë me karakter personal, pasuri dhe ekonomik.

Tutorë të krimit të organizuar

KCK është një organizatë kriminale që janë shërbëtore, bashkëpunëtor ose edhe tutorë të krimit të organizuar. Janë një kancer në sistem që me fillimin e vettingut dhe me rezultatet e para të vettingut ka hyrë në fazën e vet më agresive. Janë njerëz që e dinë shumë mirë që s’kanë shans ta kalojnë vetingun. Prandaj sot shfaqen më hapur sesa dje.

Sot nuk e kanë jetën përpara në kuptimin e karrierës por kanë vetëm kohën përpara kur të dalin para vettingut.

Motoja e tyre është KCK e kam dëgjuar nga ata

Rasti i Durrësit është rasti më flagrant.

Në rastin e Durrësit u gjendën në një makinë prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe në bagazhin e makinës dokumentet e vjedhura të prokurorisë. Ato që për një kohë të gjatë i vendoseshin nga fronti kundër reformës në drejtësi Donika Prelës, ndërkohë u gjetën në atë makinë.

Çfarë duhet të bëjmë ne në këto kushte të presim vettingun?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...