Makina përplas këmbësorin, humb jetën 73-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari ka ndodhur në Maminas të Durrësit.I moshuari është përplasur nga një makinë në aksin dytësor të rrugës Sukth-Maminas.

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...