Gjethet e hurmave vlera të mëdha për shëndetin e njeriut

Studimet thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash. Së pari, ky lëng përmban 10 herë më shumë vitaminë C se çajrat e tjerë bimor. Përveç vitaminës C, gjethet e hurmanve janë shumë të pasura me antioksidantë, aminoacide dhe shumë vitamina të tjera.

 

Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij. Kjo i atribuohet sasisë së madhe të antioksidantëve që pastrojnë gjakun dhe enët e tij.

 

Si të përgatisni çajin e gjetheve të hurmave në shtëpi? Vendosni çajnikun në zjarr dhe hidhni një filxhan me ujë. Pasi uji të marrë valë, hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme Ziejini për 10 deri në 15 minuta. Kullojeni çajin dhe servireni të ngrohtë. Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

 

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës. Çajin mund ta pini rregullisht dhe më shpesh akoma në stinën e virozave kur sistemi imunitar ka nevojë për ndihmë të përballet me gripin dhe të ftohurën.

 

Vlera të tjera të gjetheve të hurmave. Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

 

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës. Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...