‘Flori duhet të ketë buzëqeshur nga lart’, postimi prekës i Aurela Gaçes për performancën e ‘West Side Family’

Grupi “West Side Family” u rikthye në skenën e ”Këngës Magjike”, pas shumë kohësh mungesë.

 

Ndarja nga jeta e Dr. Florit solli mungesën e grupit në skenën shqiptare, por ata erdhën ndryshe kësaj rradhe, përsëri me tre vetë, pasi vendin e Dr. Florit e zuri Albani, vëllai i tij më i vogël.Ata kanë kënduar këngën “7 ditë” duke përcjellë shumë emocione në skenë.

Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dedikuar këtij rikthimi një shkrim në rrjetin social.

“Nga t’ja nis? Atehere po ju tregoj se kisha kaq shume emocion dje per ju. M’u shfaq para syve momenti kur ju dolet per here te pare ne skenen e Kenges Magjike ,besoj 19 vite perpara ka qene. Ju dolet. Grup i ri.

Une ndodhesha ne salle si spektatore. Aq shume adrenaline mora nga ju aq mesazh te forte kishit, sa u ngrita ne kembe e ulerija “bravoooo bravoooo” . Uee thashe ,cfare ishin keta? Ka qene kenga Deluzion.

Qe nga ai moment, ju kisha te vecante. ….e sot, teksa ju shoh perseri ne skenen e Kenges Magjike, aty ku e filluat, por krah Albanit , nuk di t’a pershkruaj qarte ndjesine time, por dua t’ju them faleminderit qe e bete kete rikthim, e faleminderit Alban Kondi qe erdhe ne skene me kete peshe mbi shpatulla ….. Flori duhet te kete buzeqeshur nga lart per ju te tre”, ka shkruar ajo krah postimit.

 

Vdekja e Dr Florit ka prekur zemrat e shumë shqëiptarëve, pasi ai dha shumë për muzikën me këngët e tij kuptimplota.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...