“Amin që ka zogj Tirone”, Beti Njuma ironizon arrestimin e Hermes Nikajt: Të kenë me ç’të krenohen në fundvit

491

Gazetarja e njohur Beti Njuma ka reaguar, në lidhje me arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

PUBLICITET

 

Përmes një postimi në Facebook, Beti Njuma ironizon operacionin e policisë, duke shkruar: “Amin që ka zogj Tirone që policia të zbardhë detaje të rëndësishme”.

 

“Amin që ka zogj Tirone që policia të zbardhë detaje të rëndësishme (pa i nxjerrë Klod Lala dhe Tan Hoxha) dhe të ketë me ç’të krenohet në bilancin e fundvitit”, shkruan gazetarja Beti Njuma.

 

Ditën e sotme policia arrestoi Hermes Nikaj dhe tre persona të tjerë pas një hetimi për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe prostitucin në qendrat estetike dhe clubet e natës. Dyshohet se nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofronte edhe shërbimin eskortë. Dosja.al mëson se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar në momentin që është arrestuar.

PUBLICITET