Vazhdojnë dëshmitë rrëqethëse: “Tona” bleu viçin e ngordhur për ta bërë qofte

457

Siguria ushqimore është një prej çështjeve më shqetësuese në vendin tonë. Nisur nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor, i cili është inekzistent me kontrollet që supozohet t’u bëjë subjekteve tregtare dhe produkteve që ata tregtojnë, e deri tek ndërgjegjësimi i këtyre shitësve që mendojnë vetëm të pasurohen.

 

Kujtojme këtu se një denoncim rrëqethës mbërriti ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania nga një punonjës i përpunimit të produkteve të mishit, i cili sheh me sytë e tij se çfarë ndodh në këtë industri e se si kompanitë me emër fusin produktet e tyre në treg nga mishi i kafshëve të ngo.rdhura.

 

Ai tregoi se ERDA, EHW, TONA, HAKO, ELIDOR lopët e ngo.rdhura i bëjnë sallam. Ndërsa pasditen e sotme një tjetër denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania.

 

Qytetari që ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania tregon se kompania ‘Tona’ ka blerë një viç të ng.ordhur për 50 mijë lekë të vjetra dhe se e kanë bërë qofte.

 

Ai tregon se ka qenë vetë prezent kur tregtari i mishit kishte thënë se do e çonte tek kompania se e bëjnë qofte.

 

Dhe më e çudishtmja në gjithë këtë histori është se kompania, ‘Tona‘ ka si slogan ‘Simbol i cilësisë‘.

 

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq ! Doja dhe une te denoncoja nje rast, per sa i perket kompanise Tona ne Korce.Reth 1 vit me pre ne fshatrrat e pogradecit lopa lindi nje vic te ng.ordhur dhe personi qe kishte lopen e shiti ate per 50 mij lek te vjetrra tek nje trregtar mishi . Isha vet prezent kur tha qe kete mir do ja coj kompanise se e bejne qofte.‘‘