SKANDAL/ Në lagjen “Skënderbeg” flakët pëfshijnë…. (VIDEO)

Shpesh në kronika të ndryshme televizive paraqitet si shumë problematike çështja e mbeturinave të pa pastruara në qytetin e Shkodrës.

Në jo pak raste janë vetë banorët e zonës të cilët për të bërë të mundur asgjësimin e tyre I vendosin zjarrin por duhet theksuar se kjo nuk ndodh gjithmonë e në çdo lagje. Mbrëmjen e së dielës në lagjen “Skënderbeg” pranë urgjencës së spitalit Rajonal një nga kontejnerët e mbeturinave I është vënë flaka dhe kjo jo për faktin se ishte I tej mbushur por dukshëm kjo ka qënë një gjest I pa matur I ndonjë kalimtari që ose e ka bërë me vetë dije të plotë ose në pakujdesi e sipër ka hedhur ndonjë bisht cigareje ende të pa fikur e cila ka bërë që mbetjet në kontejner të marrin flakë.

Ky veprim është kryer me lehtësi të madhe pasi në lagjen “Skënderbeg” prej rreth tre muajsh mungon ndriçimi rrugor e kjo përbën jo pak shqetësim për të gjithë kalimtarët e jo vetëm për banorët e zonës. Dihet që frekuentimi I kësaj zone është tepër I madh duke iu referuar faktit që Spitali Rajonal I Shkodrës gjendet pikërisht në këtë zonë.

Sa I përket ndriçimit lagjja “Skënderbeg” edhe ndër vite ka hasur problematika të tilla ku në vitin 2015 ka qënë po I njëjti problem ku shkak I aso kohe ishin mosmarrëveshjet e bashkisë me OSHEE por aktualisht nuk dihet se cila është problem I rradhës që ndriçimi vijon të jetë në mungesë të plotë. Ndërkohë duke iu rikthyer problemit të zjarrit në koshin e mbeturinave në zonën për rreth si shkak I djegies së mbetjeve vinte një aromë tepër e rëndë.

Fatmirësisht situata nuk ka zgjatur shumë pasi një patrullë policie ka kaluar në këtë zonë gjatë shërbimit të tyre kanë vënë re zjarrin dhe menjëherë kanë lajmëruar zjarrfikësen. Ndërkohë këta të fundit duket llogaritur edhe distancën e afërt të repartit kanë ardhur menjëherë duke shuar edhe flakët.

Ajo çka duhet theksuar është se policët të cilët janë në detyre dhe në turnin e tyre përveç se duhet të tregohen vigjilent në maksimum sa I përket ruajtjes së rendit apo ngjarjeve të ndryshme kriminale por tashmë duhet të bëjnë edhe një punë ekstra për të lajmëruar shërbimet e ndryshme në problematika që hasin gjatë detyrës së tyre e në rastin konkret atë të zjarrfikëses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...