“Luksi është pjesë e imja”, fjalët e “Zogut” para se të ndalohej nga policia

Ne prangat e policisë përfunduan sot katër persona, mes tyre edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës”. Por kush ishte dhe për çfarë akuzohet “Vip”-i i ekraneve shqiptare, i arrestuar sot nga policia?

 

Në Shqipëri mundet të bëhesh i famshëm dhe të bësh jetë luksoze, pavarësisht se çfarë vlerash dhe talenti zotëron apo çfarë mesazhi përcjell te publiku, derisa vjen një ditë dhe “vip”-i përfundon në polici, në rastet kur autoritetet hetojnë aktivitetin real të tij, nën akuza ta rënda.

 

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Panorama Plus”, Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës, foli për jetën e tij luksoze, duke deklaruar se udhëtonte nga ishujt lukzozë grekë e Athinë deri në Dubai.

 

“Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai”, deklaroi ai.

 

Ai jetën e luksit e ekspozonte edhe në mediat sociale me foto, ndërkohë që a e justifikonte paga që ai merrte këtë jetë luksoze?!

 

Nikaj kishe disa kohë që shfaqej më në ekran. I njohur për publikun, si pjesë e botës së televizionit, sipas policisë, pas arrestimeve të fundit, ishte pikërisht ai që rekrutonte vajza te reja për shfrytëzim prostitucioni.

 

Referuar burimeve te policisë mësohet se 28-vjeçari kishte për detyrë në rrjetin e trafikut të prostitucionit që të gjente vajzat, të cilat me pas i dërgonte në banesa ose hotele, sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar, që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë, për 2 orë.

 

Policia ka ndërmarrë një seri operacionesh, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, teksa shumë nga qendrat e estetikës janë shndërruar në rekrutuese të vajzave për qëllime prostitucioni.

 

Mes katër te arrestuarve është dhe një 45 vjeçare, me iniciale A.B, e cila nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte vajza te reja si kursante ose si parukjere dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion kundrejt një përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata.

 

Policia procedoi gjithashtu në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçe, banuese në Tiranë, të cilat akuzohen për veprën penale të ushtrimit të “Prostitucionit”.

 

Uniformat blu sekuestruan 2 fuoristrada “BMW”, 10 aparate celulare si dhe një sasi lekësh, eurosh dhe dollarësh. Po hetohen edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...