Ish-ministrja e PS, godet Ramën: Po mban peng …

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade i bën thirrje Presidentit dhe Kuvendit që përplasjen për Gjykatën Kushtetuese duhet ta zgjidhin me dialog.

Ish-zyrtarja e lartë e Partisë Socialiste shprehet se interpretimet e ndryshme ligjore nga ana e politikës po mbajnë peng ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

‘Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh’, tha Arta Dade.

Nga ana tjetër ‘krisjen’ e marrëdhënieve të Edi Ramës me liderët e Kosovës, Dade e shikon si show të kryeministrit shqiptar. Për të minishengeni ballkanik pa Kosovën është një strategji e gabuar nga ana e kreut të qeverisë.

Sipas saj, ‘duhet të shmangemi nga veprimtaritë për të bërë show dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë’.

Dade i kërkon Edi Ramës që të marre parasysh kritikat e Kosovës dhe Shqipërisë, që me këtë nismë Serbia po kërkon të fuqizohet sërish në Ballkan.

‘Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavie të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar’, tha Arta Dade.

Për ish-ministren e Jashtme politika shqiptare nuk duhet të gjejë fajtorë të jashtëm për moshapjen e negociatave, por duhet të punojë mbi çështjen e azilkërkuesve që është kthyer në një shqetësim në rritje.

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...