Edhe Mona me “këmbë përpjetë” në business Class

183

Pas bashkëshortes së liderit demokrat Lulzim Basha, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shfaqur sjellje “model” në avion, teksa kthehej nga Viena për në Tiranë, me biletë “business class”.

PUBLICITET

 

Me këpucët e hequra dhe me këmbët e vendosura lart, qytetarët e kanë filmuar kryetaren e LSI-së, të përgjumur në disa momente, dhe mjaft të relaksuar në një moment tjetër, ku ka zgjedhur të heqë edhe këpucët.

 

Fotot ekskluzive për Shqiptarja.com janë bërë gjatë periudhës së verës.

 

Ndërkohë një ditë më parë disa foto të bashkëshortes së Lulzim Bashës, Aurelës, bënë bujë në rrjetet sociale me komente të shumta për mënyrën e qëndrimit të saj në avion: më këmbët lart vendosur në mbështetësen përballë sediljes, teksa lexonte një libër.

PUBLICITET