Vjen lajmi i mirë për kampionin që fitoi me një mollë e një vezë

346

Klevis Çela është i riu nga qyteti i Vlorës, i cili rreth një javë më parë u shpall kampion boksi i Shqipërisë, në kategorinë 52 kilogramë. Ai tregoi në media se sa të vështirë e kishte mbijetesën dhe se çdo ditë hante vetëm një mollë e një kokërr vezë për të mbajtur veten në këmbë.

PUBLICITET

 

Por si të mos mjaftonte kjo, Çela ka treguar se shpërblimi që ka marrë pasi u shpall kampion ishte qesharak. Dhe ka të drejtë. Ai mori vetëm 140 mijë lekë të vjetra.

 

Por më në fund ka ardhur nëjlajm i mirë edhe për të. Në emisionin “Historia ime”, drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh se bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi të jetë pjesë e Flamurtarit.

 

Toksa u shpreh:

Deri tani ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”.
I pyetur nga Mirela Milori sesa do të marrë saktësisht, ai u përgjigj 62 mijë e 500.

 

Pa i fshehur emocionet, Klevisi u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.

PUBLICITET