Shperblimi i qeverise per “Pensionistet” per festat e fundvitit, eshte me te vertet qesharak, si asnje vit tjeter

438

Vetëm 3 mijë lekë të rinj do të jetë shpërblimi i fundvitit i qeverisë për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kuf.izuar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë.

Në një kohë kur çmimet janë rritur dhe jetesa është bërë më e kripur, shpërblimi i akorduar nga qeveria Rama është më shumë se qesharak.

Një vit më parë, shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por sipas qeverisë, ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit ka përcaktuar një nivel më të ulët të dhënies së këtij bonusi këtë fundvit.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë realizuar 103 milionë dollarë më pak se plani, por rënie në realizim kanë patur edhe shpenzimet publike.

Kërkesa për dhënien e shpërblimit u kërkua fillimisht nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa drafti me aktin normativ të ndryshimit të buxhetit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave javën e parë të muajit dhjetor