Një ngjarje e rende ndodhi pasditen e 10 tetorit të këtij viti në familjen Mazelli, ku nënë e bijë humben jeten në një gropë me ujë që përdorej për vaditje, në fshatin Alarup të Pogradecit.
Vajza e vogël e familjes, Elena, vetëm 10-vjeç, ra aksidentalisht në gropën me ujë, ndërsa nëna e saj 35-vjeçarja, Liri Mazelli, e cila ishte duke punuar tokën, hyri brenda për ta shpëtuar, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk mundi dot të dalë e gjallë prej aty.
Vjehrri i 35-vjeçares që e mb.yt së bashku me të bijën, Bashkim Mazelli, ishte ai që nxori trupat e pajetë.
Bashkimi ka treguar momentin kur gjeti trupin e pajetë e mbesës së tij dhe nuses së djalit, njëra mbi tjetrën.
Mes lotësh, ai ka rrëfyer:
Ka qenë ditë e diel, i thashë vajzës punojmë bashkë tokën, ato erdhën diku këtu unë isha më tutje, ishte ora 12.30 i them vajzës së madhe nëse mami u kishte ardhur. Në orën 15.00 ato ende mungonin, panë në arrë nuk kishte njeri, një nga vajzat panë shapkat e Elenës, uji ishte i turbullt.
E pashë vetë, shapkat ishin atje, u futa vetë e ngrita doli nusja siç ishte me atlete veshur. I nxorëm, ishin në të njëjtin vend. Qendrova dy orë, nuk kisha më fuqi, mu prenë krahët. Nuk më zë më gjumi që nga ajo ditë. Mua më duket sikur jam këtu. Vajza e vogël 1 vjeç vetëm qan nuk di ca të të them.”