Një familje në Brazil ka përjetuar momente tmerri teksa ishin duke udhëtuar me makinë në qytetin Flores de Kuha. Papritur një gropë u hap në mes të rrugës dhe thithi poshtë automjetin me familjarët brenda saj.
Në incident u përfshinë 34-vjeçarja, Vanessa Cavagnolli vajza e saj, 12-vjeçe, Andressa Carnesela, dhe një pjesëtar tjetër. Nga kjo ngjarje Vanessa theu hundën, ndërsa Andressa mori dëmtime të vogla.
Ende nuk dihet shkaku që solli në këtë incident, teksa mësohet se gropa u hap në kryqëzimin e një sistemi kanalizimesh uji. Pas këtij episodi, banorë të zonës mbeten pa ujë, pasi tubat u plasën kur makina përfundoi në gropë.