Java po mbaron por ku e ka Meta videon përvëluese?

Plot një javë më parë në kulmin e konfliktit me kryetarin e KED, Ardian Dvorani, presidenti Meta premtoi publikisht nxjerrjen e një videoje me fakte përvëluese që do të nxirrte të palarat e manipulimit që qe bërë për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

 

“Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet”!-shkruajti kreu i shtetit në 17 nëntor në Facebookun e tij.

Menjëherë mediat filluan spekullimet se aty mund të gjendeshin nga bisedat e regjistruara të Dvoranit në KED e deri tek implikimet rozë të diplomatëve të huaj me zyrtare të rilindjes që u pompuan nga gazeta të afërta me linjën e presidencës.

 

Por në fakt për hir të së vërtetës, zyra e shtypit të kreut të shtetit përtej spekulimece e kishte sqaruar pak a shumë se çdo përmbante kjo video:”…ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës” pati shkruar në Facebookun e tij Tedi Blushi në 16 nëntor.

Por as premtimi i Metës se videoja po përgatitet dhe as saktësimi i zëdhënësit se ajo do të ishte publike në fillim të kësaj jave, ende nuk janë bërë reale. Java po mbaron dhe njerzit që janë prehur qoftë të dëgjojnë argumenta kushtetues, qoftë të shuajnë kuriozitetin prej vuajeristi, kanë mbetur të zhgënjyer. Tani pas presidentit nuk është më as baba Taku i rikonvertuar në socialist, që të besonim se materialet përvëluese kamnë mbetur të mbyllura në çantën e tij të zezë.

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...