FOTO/ Stuhi e reshje të dendura dhe përmbytet, në këtë zonë shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Stuhi dhe shira të dendur kanë përmbytur vendin tonë fqinj, Greqinë. Si rrjedhojë e vërshimeve, janë përmbytur zona të tëra si Halkidiki, Kavala, Thaso.

 

Situata paraqitet kritike. Dëmet janë të mëdha dhe janë evakuuar zona të tëra. Preferktura e Maqedonisë Lindore ka shpallur emergjente për zonën e Kavallës dhe ishullin Thaso.

Situatë dramatike paraqitet edhe në Halkidiki, ku rrugët janë shndërruar sikur të jenë lumenj. Shirat në raste rrëmbejnë makina, duke rrezikuar banorët dhe kalimtarët. Janë shkaktuar po ashtu dëme të mëdha në shtëpitë e zonës.

 

Bëhet me dije gjithashtu se është izoluar ishulli Thaso si dhe është mbyllur porti, për shkak të motit të keq. Në zonën e Potamia Kavala, dy shtëpi janë shkatërruar plotësisht, duke bërë që të evakuohen familjet.

 

Shumë ndërtesa janë përmbytur, ndërsa stuhia vazhdon me të njëjtin tension në zonën veriore të Greqisë. Situatë dramatike paraqitet edhe në Olimpiada, Halkidiki. Një shkollë u shkatërrua nga stuhia në Nea Marmara. Kjo është goditja e dytë e natyrës brenda pak muajsh në të njëjtën zonë të Halkidikisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...