“XHIRO NË PIJACË NUK BËJNË VETËM NJERËZIT….POR EDHE KUAJT”

QYETARËT DENONCOJNË RASTIN DHE EVIDENTOJNË PROBLEMATIKAT

Qyteti i Shkodrës ndër vite është shquar për shëtitoren e saj “Pijacën” ose të njohur ndryshe si pedonalja.

Ndër vite shkodranët pijacën e kanë shfrytëzuar edhe për të konsumuar ndonjë kafe, drekë apo edhe darkë në baret e restoranete e shumtë në këtë pedonale. Por kryesorja është se në pedonale në çdo orë të ditës e deri në mbrëmje vonë shfrytëzohet për të bërë xhiro e këtu në fakt nuk janë vetëm qytetarët shkodranë por edhe kuajt…..

Videot tregojnë disa kuaj të cilët ecin në qejfin e tyre në mes të pedonales “Kolë Idromeno” të qytetit të Shkodrës pa e prishur terezinë e tyre edhe

pse vetëm disa metra më tej po zhvillohej panairi i produkteve agroperpunuese në sheshin para bashkisë së Shkodrës e cila kjo e fundit dukshëm nuk e ka bezdisur ky fakt. Në videot e dërguara tregohet se më tej kuajt kanë vijuar xhiron e tyre nëpër lagjet e rrugët e qytetit .

Qytetar shkodranë i cili denoncon rastin në njërën nga videot evidenton praninë e kuajve e njëkohësisht edhe mos pastrimin e mbeturinave.

Sa i përket pastrimit të mbetjeve vetëm pak ditë më parë punonjësit e pastrimit madje edhe protestuan me padrejtësitë që po iu bëheshin por as në lidhje më këtë gjë bashkia Shkodër nuk ka marrë asnjë masë konkrete pasi situata sic shihet vijon të mbetet e njëjtë më kazanë të tej mushur si edhe me grumbuj të mëdhenj mbeturinash të hedhura në tokë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...