Çfarë ndodhi? Presidenti Ilir Meta bën shqiponjën dhe ikën me vrap nga konferenca e jashtëzakonsheme

Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar, doli pak minuta më parë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Meta deklaroi se do të shpallë referendum për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin.

“Kushtetuta është vija e kuqe flakë, Shqipëria nuk do të jetë shpresëhumbur. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum” – u shpreh ai.

Para daljes në konferencë, Presidenca kishte deklaruar se Meta do të përgjigjej edhe për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas sulmeve të Metës një ditë më parë, ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë.

Mirëpo presidenti Meta pasi ka lexuar fjalimin dhe ka bërë shqiponjën me duar e ka lënë me nxitim foltoren e presidencës kur po fliste pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...