300 mijë vende të reja të punës u hapën në Gjermani, nëse e keni vetëm këtë dokument ju mund të shkoni atje

Bëri shumë bujë kur kryeministri Edi Rama premtoi se do të hapte 300 mijë vende pune për shqiptarët. Dhe këto vende pune u hapën, por jo nga Rama u hapën nga Merkeli në Gjermani për shqiptarët. Ndërkohë që shifrat e shqiptarëve që ikin nga vendi rriten për ditë frikshëm. Deri më tani 285 mijë të rinj shqiptarë janë në proces për t’u larguar nga vendi.

Kurse pak muaj më parë u bënë virale fotot e të rinjve shqiptarë që prisnin në radhë para ambasadës gjermane në Tiranë.
Pa shpresa, pa ëndrra me paga që mezi sa shyjnë muajin dhe me qira që mezi sa përballohen të rinjtë duan vetëm të ikin. Numri i mjekëve dhe infermierë që janë larguar është i frikshëm, aq sa vendi rrezikon të mbetet pa bluza të bardha.

Fuqia punëtore po ikën. Fshatrat po boshatisen dhe tokat shqiptare po mbeten të djerra. Dhe e kemi parë se si përgjigjet kryeministri sa herë pyetet për largimin e shqiptarëve me arrogancë, ua hedh atyre që ikin fajin. A thua se ata janë tradhëtarë?

Nëse nuk do të ishte për 300 mijë vendet e punës që hapi Merkeli shqiptarët ndoshta do të kishin kaluar ndonjë periudhë si depresioni i madh. JO se nuk janë duke kaluar, por përmasat do të ishin të frikshme.

Tani si mundet ta përballojë një shqiptar jetesën me treqind e pesëdhjetë mijë lëkë rrogë apo katërqind mijë lekë rrogë, kur shtëpia më e lirë në Tiranë kushton të paktën 150 euro, më pas fatura e ujit, fatura e dritave dhe ushqimet.
S’ kanë rrugë tjetër vetëm se të mundohen të largohen me patjetër. Ndaj kryeministri Rama para s’e të shkojë në Berlin me atlete që kushtojnë sa paga e katër shqiptarëve bashkë apo t’i dhurojë kancelares Merkel librin e tij me piktura për të treguar se është piktor duhet ta falenderojë publikisht që ajo hapi 300 mijë vende pune në Gjermani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...