SHKODËR, INCIDENT NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës ndodhi një incident i papritur. Teksa po fliste drejtori i shërbineve sociale Filip Vila për një pikë të rendit të ditës një nga jetimet e konviktit “Safet Spahia” që protestuan pak ditë më parë për shkak se bashkia kërkon t’i nxjerrë nga aty e pranishme në sallën e këshillit shkoi te podium ku po fliste drejtori Vila duke krijuar një moment të papëlqyeshëm për këtë të fundit.

 

Në mbledhjen e këshillit u fut një pikë shtesë në rendin e ditës, një projekt për ndërtimin e një qendre autizmi duke bërë që drejtori i shërbimeve sociale Filip Vila të jap sqarimet e tij. Duke marrë shkas nga prania e tij këshilltarët kaluan edhe në çështje të tjera që lidhen me strehimin apo shërbimet sociale duke debatuar

 

Pika shtesë e rendit të ditës për krijimin e shërbimit për fëmijët autik bashkë me një pikë tjetër shtesë për dhënien e ndihmës për familjet që u janë djegur shtëpitë u miratuan. Megjithatë debatet vijuan ndërsa drejtori Vila ftoi këshilltarët t’i drejtojnë pyetjet e tyre me shkrim

 

Nëkët mbledhje u miratua 6% i ndihmës ekonomike, si dhe kriteret për familjet përfituese ndërsa 6 pika të rendit të ditës që lidhen përfituesit e tokës bujqësore që plotësojnë kriteret për të pajisur me Aktet e Marrjes së tokës në pronësi u shtynë sepse anëtarët e këshillit kërkuan më shumë informacion ndërsa janë miratuar bursat dhe është shtyrë pika e fundit e formularit për përfitimin nga programet sociale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...