Presidenti flet me fjalor rruge dhe paralajmëron rëndë: SHBA-të janë si shpirt! Ndërkombëtarët janë palaço!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin Bujar Nishani duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si fajtorin e krizës së krijuar.

 

“Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese,

 

SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi.

 

Jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettingu u partisë, që u shpall edhe para pak ditësh nga zv/ kryeministri për Mucin, nuk jam i habitur, se ka pasur presione politike që ditën e parë që hyri në zyrë për të penguar Xhaferllarin për të ushtruar detyrën e saj. Presionet i ka pasur nga shumica. Nuk besoj se keni harruar edhe deklaratën e Xhafajt, që i bëri presion dhe shantazh Vitore Tushës. Rama bllokoi Kushtetuesen me disa palaço ndërkombëtar.“, shprehet Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...