Partia Demokratike premton shpëtim për shëndetësinë: 1200 euro rrogë për mjekët

Buxheti i Shtetit për vitin 2020, nuk parashikon rritje për shendetësinë pasi një shumë të madhe parash e hanë koncesionet. Bardh Spahia deklaroi sot nga selia e PD-së se “37 milionë euro në vit shkojnë për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës”.

 

Sakaq ai premtoi se kur PD të vijë në pushtet “do të anullojë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.”

 

Deklarata e PD-së:

Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës.

 

Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.

 

Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve.

 

Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

 

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.

 

Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e saj te fundit, vlereson se këtonjanë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

 

Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund! Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë. Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo!

 

Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.

 

Në planin e Partisë Demokratike rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre’, tha Spahia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...