Avokati Spartak Ngjela, ka hedhur akuza të forta sot kundër Presidentit Ilir Meta. Sipas Ngjelës, Meta ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, pasi sipas tij ka kaluar radhën e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar në “Real Storu”, avokati shtoi se presidenti Ilir Meta kishte shansin të tregohej burrë shteti, duke firmosur ata emra që i dërgonte KED.
“Edhe Meta ka shkelje të rëndë drejtpërdrejtë. Ka bërë shkelje, ka kaluar radhën. KED e ka radhën. Meta te Xhaferllari ka konflikt interesi. Meta po bën shkelje penale. Kjo e kthen automatikisht në gjendje të rëndë. Edhe me Dvoranin e ka gabim. Sido të jetë, Dvorani është një votë dhe nuk merr përgjegjësi për votime kolegjiale. Për shkelje kolektive, nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Ilir meta do të qëndronte burrë nëse do thoshte më sillni emrat e do të firmos unë, pa pasur konflikt interesi. Tha jam komandanti i Forcave të Armatosura. Kuptoni se është në situatë kritike dhe është sepse ndodhet përballë një akuzë”, u shpreh Ngjela.