Histori e mistershme dhe e ndershmërisë, banorët gjejnë para në rrugë

191

Paratë në rrugë mund ti keni dëgjuar vetëm në barcaletat për përtacët, por ja që diku gjenden me të vërtetë.

PUBLICITET

 

Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.

 

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë.

 

Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.

“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.

 

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga Robin Hood modern, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin: “Mendoj se është një Robin Hood modern, që tregohet bujar ndaj komunitetit”.

 

PUBLICITET