Flori dhe Arilena sërish bashkë. Nga “Nallane 3”, tashmë dyshja e famshme janë rikthyer me një baladë të ndjerë dashurie.
Një dashuri e humbur “Doja”, risjell Florin dhe Arilenën, më afër publikut, me një video të thjeshtë me foton e të dyve që shihen në sy dhe teksti i këngës që shoqëron dhe videon. Kjo këngë në fakt është realizuar 3 vite më parë, por vetëm sot dyshja kanë vendosur që ta publikojnë.
“Doja, një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga @darkodimitrov. Mirënjohëse. Me një ndjesi rrënqethëse shkruar nga @lindon.b @iamflorimumajesi .. Zëri yt që aq shumë e dua! Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove DOJES tonë!❤️ Thjeshtë dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tone, DOJA”,-shkruan Arilena në Instagram.
Ndërkohë, për ju lexues, shijojeni!