Enki Braçaj u bë shumë e njohur kur jepte lajmet në “Zjarr TV”,
ndërsa tani e shohim gazetare në “Aldo Morning show” çdo mëngjes. Enki ishte e ftuar së fundmi në “Pop culture”, ku gjatë intervistës foli edhe për komentet negative që mori asokohe lidhur me daljen e saj vetëm me xhaketë kur jepte lajmet.
“Pati nga ato që ndoshta nuk kanë qenë kurrë spikere lajmesh, ndoshta e dimë çfarë kanë bërë korridoreve, por unë e kam vendosur ta qep gojën. E dimë shumë mirë si i kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe u bënë për një ditë moraliste”, u shpreh Enki.
Gazetarja tregoi se nuk do t’i prezantonte më lajmet vetëm me xhaketë, por kjo ishte mënyrë për të depërtuar në televizion.
Enki tha gjithashtu se prindërit e saj fillimisht ishin shokuar e më pas e pranuan.