erformanca e 500 fëmijëve përpara nisjes së ndeshjes Shqipërë-Francë, në “Air Albania Stadium”,
që u përurua pikërisht mbrëmjen e të dielës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përkrah presidentit të FSHF, Armand Duka, por edhe numrit “1” të UEFA-s, Aleksandër Ceferin (pa harruar emra të tjerë të rëndësishëm dhe personazhe VIP) ishte padiskutim një risi këtu te ne.
Një mund i atyre fëmijëve që janë stërvitur për gati 3 muaj për të performuar thjesht 5-7 minuta. Por që, më pas, janë larguar nga stadiumi jo vetëm pa një shpërblim, pa një biletë ose mundësi për të ndjekur ndeshjen, por sidomos pa një pikë ujë…