Rreziku i sëmundjes së zemrës ”shkruhet” në sy

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit. Por, ata gjithashtu mund të jenë një dritare për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Enët e vogla të gjakut në pjesën e prapme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut, sipas një studimi të botuar në revistën ”Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Në këtë studim morën pjesë rreth 55 000 persona të moshave të mesme dhe të treta.

Ekipi kishte qasje në 3,5 milion seksione të enëve të gjakut si dhe një program të automatizuar që ekzaminonte imazhet e tyre dixhitale duke siguruar matjet e enëve të gjakut të secilit pjesëmarrës.

Analiza zbuloi se një lakim më i madh i arterieve retinale shoqërohej me ngurtësi më të madhe arteriale dhe presion më të madh sistolik (vlerë në kohën kur zemra po kontraktohet).

”Ky efekt në retinën nuk ka asnjë ndikim në vizion, por potencialisht mund të na tregojë shumë shpejt nëse personi ka më shumë rrezik të diagnostikojë sëmundje kardiovaskulare”, shpjegon studiuesja Alicia Rudnicka.

“Nëse ajo që ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që ndodh në pjesën e pasme të syrit atëherë vlerësimi i morfologjisë retinale duhet të përfshihet në praktikën klinike midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular, si mosha, nivelet e kolesterolit dhe presioni’’, theksuan autorët e studimit.

Vijon sherri, Antonela i përgjigjet Big Mamës pas akuzave që i bëri: E vetmja kohë kur kishe rëndësi ishte…

Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste.   Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje në...

Arjan Çani zbulon se çfare e detyroi të largohej nga Tv Klan, ja ç’do ndodhë tani (Video)

Pas shumë vitesh Arjan Cani nuk u rikthye në ekran cdo të premte këtë sezon të ri televiziv në “Klan” me “Zonë e Lirë”,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Kjo është artistja e vetme shqiptare që kryeministri Rama ndjek në Instagram (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është aktiv në të gjitha rrjetet...

Ndahet nga jeta nga semundja e rende vajza e shrimtarit te madh Shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija...