Vajzat kapen prej flokësh në ‘Hell’s kitchen’

189

Mbrëmja e djeshme në “Hell’s kitchen” është shoqëruar sërish me debate, jo vetëm mes Renato Mekollit dhe konkurrentëve,

PUBLICITET

por edhe mes vetë konkurrentëve. Renato zgjodhi si lidere të skuadrës së vajzave Marselën, por Kristina u shpreh se nuk e sheh fare si të tillë.

Marsela: Jam liderja, por Kristina nuk e kupton

Kristina: Nuk më dukesh si lidere

Marsela: Po si të dukem unë ty?Kristina: Një shushkë

Marsela: Ti je mushka e skuadres

Kur Renato kontrolloi gatimin e Kristinës, e qortoi dhe i tha se nuk është rizoto ajo që po bënte. Marsela, liderja e skuadrës i kishte thënë Kristinës ta hiqte tiganin sepse nuk ishte rizoto, por Kristina e mohoi këtë. “T’i shkul këto (flokët), në rregull?”, i tha Kristina Marselës dhe e kapi prej flokësh. Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme.

PUBLICITET