“Jam e fejuara e djalit të ish-ministrit”/ Përmetarja 36-vjeçare hiqej si juriste, i zhvati ‘viktimës’ 50 mijë euro

241

Një 36-vjeçare me origjinë nga Përmeti dhe banuese në Tiranë është vënë në pranga nga policia. Ajo akuzohet për veprën penale”Mashtrim me pasoja të rënda”.

PUBLICITET

Amarilda Leka hiqej si juriste pranë Gjykatës së Lartë dhe kishte marrë 50 mijë euro që të nxirrte nga burgu një person të dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Leka ka qënë drejtuese e shtabit elektoral të PS, pranë ish-ministres Mirela Harito. Ajo hiqej sikur ishte nusja e djalit të ish-ministrit Luan Hajdaraga.

Por Leka nuk është një personazh i panjohur për policinë e sidomos për publikon, pasi kjo e fundit është përfshirë në disa ngjarje të tilla mashtruese.

PUBLICITET