Kur unë të plakem, më duro të lutem: Letra e nënës që çdo fëmijë duhet ta lexojë

Nëna është personi më i dashur për fëmijët. Ajo është e vetmja që bën gjithçka për ta, duke mos kërkuar asgjë në këmbim.

Dashuria nënë-fëmijë është e pakushtëzuar, dhe kështu duhet të jetë gjithmonë!Më poshtë ju sjellim një letër të një nëne drejtuar vajzës së saj, duke i kërkuar durim dhe duke e këshilluar njëkohësisht, pasi koha e pleqërisë i katrokitur në derë, dhe ajo ka nevojë për dikë që të jetë e durueshme me të, shkruan Gazeta Metro

Kjo është letra e shkruar nga një nënë ‘e panjohur’ dhe e dedikuar për të gjithë fëmijët:

“E dashur vajza ime.
Ditën kur të bëhesh e vetëdijshme se po plakem, të lutem, ji e duruar, mbi të gjitha përpiqu të kuptosh gjendjen time. Nëse kur flas, e përsëris mijëra herë të njëjtën gjë, mos më ndërprit dhe të më thuash: “Për hatër të Zotit, sapo e the para një minute”. Të lutem më dëgjo.

Kujto të gjitha herët kur ishe e vogël dhe të lexoja të njëjtën histori çdo mbrëmje derisa të merrte gjumi…. Kur nuk dua të bëj dush, mos ji e paduruar apo e sikletosur.

Të kujtohet kur ishe e vogël dhe pasi gjeje me mijëra justikime, duhet të të ndiqja më vrap për të të bërë banjë? Kur të kem vështirësi me teknologjinë e re, më jep pak kohë për t’u mësuar dhe mos më shiko në një mënyrë… kujtohu, e dashura ime, durimi me të cilin të kam mësuar të bësh shumë gjëra, për shembull: të ushqehesh, të vishesh, të krihesh, dhe mbi të gjitha, të përballesh me problemet në jetë çdo ditë.

Ditën kur të vësh re që unë po plakem, të lutem, mbi të gjitha reflekto mbi atë çfarë po kaloj. Nëse e humbas fillin e bashkëbisedimit, më jep kohë për të kujtuar dhe nëse nuk arrij, mos u nervozo, mos e humb durimin.

Të lutem vetëm të më dëgjosh dhe ndjesh me zemër se gjëja më e rëndësishme për mua është të qëndroj me ty. Dhe kur këmbët e mia të lodhura nuk do të më lejojnë më të ecë si më parë, më jep dorën, ashtu siç unë ta kam dhënë në hapat e tu të parë. Kur të vijnë ato ditë, mos u trishto, qëndro me mua dhe më kupto, ndërsa unë do të përshkoj pjesën e fundit të jetës time.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...