Fëmija gjeni! 9-vjeçari gati të mbyllë Bachelor- in

Besojeni ose jo, por një fëmijë gjeni pritet të diplomohet në nivelin Bachelor, ndërkohë që është veçse 9 vjeç.

Laurent Simons nga Belgjika është duke studiuar Inxhinieri Elektrike në Eindhoven University of Technology. Fill pas përfundimit të arsimit të lartë në muajin dhjetor, Laurent do të përfshihet në një program PhD, po në Inxhinieri Elektrike.

Djaloshi vjen nga një familje mjekësh dhe ishin gjyshërit ata të cilët vunë re diçka të veçantë te ai.

“Mendonim se ata po e ekzagjeronin kur shpreheshin se djali ishte shumë i zgjuar”, tregon e ëma e Simons. Kjo e fundit mendon se inteligjenca e të birit mund të burojë ndoshta nga fakti se gjatë kohës që ishte shtatzënë me të birin ka konsumuar shumë peshk.

Koeficienti i Inteligjencës së tij (IQ) shkon plot 145.Pavarësisht arritjeve të tij, prindërit sigurohen që në fund të ditës, Simons të argëtohet porsi një fëmijë. Atij i pëlqen të luaj me qenin, celularin dhe meqë gjithashtu tërhiqet shumë edhe nga mjekësia, ka një ëndërr në sitat: të zhvillojë organe artificiale.
Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...