Basha: SPAK-un do e ngre unë kur të bëhem kryeministër

“Kjo qeveri është kapur për të disatën herë në flagrancë. Shumica e eksponentët e saj duke filluar nga kreu i saj është kokë e këmbë i korruptuar”.

Kështu tha kreu i PD Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë mbrëmje.

Ndërsa ka vazhduar akuzat e tij për qeverinë dhe kryeministrin Rama, Basha tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza që është futur vendi, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Zgjidhja është fundi paligjshmërisë, padrejtësia dhe paligjshmëria e thellon krizën.

Gjithcka që lind në shkelje të ligjit dhe kushtetutës prodhon krizë, varfëri dhe korrupsion.

Nuk kemi më kohë, vendi kërkon zgjidhje dhe zgjidhja është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vetëm kjo do i japë zgjidhje kësaj krize. Ky Parlament është faqja e zezë dhe një shfaqje e zezë.

Zgjidhja është e thjeshtë. Le të na shërbejë ky 3 ditësh i sjelljes më të shëmtuar të mazhorancës.

Kjo ishte një përpjekje e dështuar e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Marrja në dorë e fatit të vendit, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garantuara në tërësinë e tyre. Ky është parashtrimi që doja të bëja sot”, deklaroi Basha.

I pyetur për projekt rezolutën e votuar në parlament Basha tha:

“Parlamenti është kthyer në strehë të krimit. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është nul.

Prokuroria është institucioni i parë që kapi Edi Rama. Tani është futur për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Ne do të mundësojmë ngritjen sa më shpejt të SPAK. Edi Rama po e përdor Ardian Dvoranit për të kapur institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe ILDKP“, shtoi më tej kreu i PD.

Për deklaratën e kryeministrit Rama në Parlament, i cili tha se për të gjitha veprimet për sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ka patur mbështetjen e atyre që kanë iniciuar reformën në drejtësi dhe lidhur me vlerësimin që Basha ka për qëndrimin e ambasadorëve në raport me institucionet, kreu i PD tha:

“Ambasadorët të flasin për vete. Ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve dhe preferon të fshihet pas grave, ose pas Ambasadave. Kjo është historia e tij politike.

Kam mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar për reformën në drejtësi, por e kam të vështirë që të besoj se ndërkombëtarët i thonë Edi Ramës, që të kapë drejtësinë apo të ndërtojë një shtet të korruptuar.

Këtë nuk ja këshillojnë ndërkombëtarët. Megjithatë secili duhet të përgjigjet për përgjegjësitë që ka.

Edi Rama gjithmonë i ikën përgjegjësive të tij duke u fshehur pas të tjerëve. Këto 6 vite vetëm ka vjedhur, ka bërë krime dhe ka kapur shtetin“, tha Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...