Keku përmban kokrra që shkaktojnë paralizë: Si qëndron e vërteta?

Në mbishkrimin bashkëngjitur një videoje – e cila është bërë virale deri në Meksikë dhe SHBA – emisioni investigativ “Stop” ngre alarmin rreth kekut Luppo.

 

Siç mund ta shihni, brenda kekut me arrë kokosi ndodhen dy kokrra, të cilat pretendohet se shkaktojnë paralizë cerebrale te fëmijët dhe të rriturit. Por si qëndron e vërteta? “Vini re! Ky kek i paketuar është i rrezikshëm! Ai prodhohet në Turqi dhe eksportohet në SHBA dhe Izrael. Brenda secilit kek ndodhen kokrra që shkaktojnë paralizë. Mos i hani,” shkruhej në videon që u publikua në fund të tetorit nga @WishePress në YouTube.

 

Në fakt, është e paqartë se çfarë janë saktësisht kokrrat dhe si janë futur brenda kekut, megjithatë të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

 

Versioni i kekut Luppo me arrë kokosi shitet vetëm në Irak, jo në SHBA dhe Izrael, siç shkruhej në videon që bëri xhiron e rrjetit. Dokumentet e siguruara nga Snopes (faqe që merret me verifikimin e të dhënave) thonë se kompania ka ndjekur të gjitha masat e duhura për procesin e prodhimit, ka marrë masa mbrojtëse, gjë që nënkupton se prania e kokrrave është e pavërtetë.

 

Website-i turk Teyit kreu një hetim të plotë të videos, duke gjurmuar përhapjen e saj. Teyit arriti në përfundimin se pamjet u filmuan në rajonin e Kurdisanit në veri të Irakut. Gjuha që përdoret në video është Sorani, një gjuhë kurse, ndërkohë që marka e shitjes së pulave që shihet në frigorifer (Si Piliç) është një markë e përhapur në atë rajon.

 

Një zëdhënës i Sölen, kompania turke që prodhon kekun Luppo me arrë kokosi, konfirmoi se produkti shitet vetëm në Irak. Gazetarë thanë për Teyit se mund të jetë një përpjekje për të dëmtuar markat e njohura turke, si pjesë e tensioneve të vazhdueshme Kurdisan-Turqi.

 

Teyit vuri në dukje se në pjesën e sipërme keku ka shenja që tregojnë se është ndërhyrë më parë. Edhe pse nuk është një provë përfundimtare, gjasat janë që dikush e ka hapur, ka vendosur kokrrat dhe më pas ka ripaketuar produktin.

 

Sölen e cilësoi videon si mashtrim, pa bazë dhe theksoi se do të ndërmarrë veprime juridike ndaj përgjegjësve. Po kështu, kompania vuri në dukje se sistemet e filtrimit të kremit dhe çokollatës gjatë mbushjes së kekut bllokojnë çdo grimcë që është më e madhe se 700 mikron (0.7 milimetra) në lartësi dhe gjerësi. Që do të thotë se vendosja e kokrrave brenda kekut duhet të jetë bërë nga dora e njeriut. Në këtë pikë, Sölen u shpreh se procesi i prodhimit është automatik, pra produktet nuk preken nga njerëzit.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri kreu kontrollet dhe u shpreh se keku Luppo me arrë kokosi nuk është importuar në Shqipëri, ndërkohë që te produktet e tjera të kompanisë në fjalë u gjetën kushtet e përshtatshme higjeno-sanitare.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...