Ju duket sikur e keni përjetuar edhe më parë një situatë të caktuar? Çfarë është dhe pse ndodh

Shpesh na ndodh që një situatë e caktuar të na duket sikur ka ndodhur edhe më parë. Ky është një fenomen i zakonshëm që njihet me emrin ‘Déjà Vu’.

 

Ky fenomen shfaqet te rreth 70 për qind e popullsisë së përgjithshme, më shumë te njerëzit që fantazojnë apo që udhëtojnë më shpesh, si dhe tek ata që po kalojnë periudha stresuese ose janë të lodhur.

 

Déjà Vu-ja ndodh për shkak të mënyrës me të cilën truri depoziton informacionin në kujtesën afatgjatë dhe në atë afatshkurtër. Kjo ndodh kur informacioni të cilin truri ynë e grumbullon nga ambienti skalitet në kujtesën afatgjatë, në vend të asaj afatshkurtër. Në këtë mënyrë, informacionin nga kujtesa afatshkurtër, truri e lidh me atë të kujtesës afatgjatë dhe kështu krijohet Déjà Vu-ja.

 

Po ashtu, Déjà Vu-ja lidhet edhe me situatat e imagjinuara më parë. Nëse para gjumit imagjinon skenarë të ndryshëm, nëse më vonë ndodhin realisht situata të tilla ose të ngjashme, truri këtë e shënon si të njohur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...