HYRJELAJMEAKTUALITETJanë të parët për në Angli, Më shumë se 100 të rinj...

Janë të parët për në Angli, Më shumë se 100 të rinj në javë braktisin Kukësin, boshatiset qyteti

Shqipëria prej kohësh po përballet me fenomenin e largimit të të rinjve jashtë vendit, e kjo pasi nuk e gjejnë shpresën në tokën e tyre. Rruga drejt perëndimit është ajo që më së shumti shqiptarët ndjekin, ca legalisht dhe ca ilegalisht.

 

Mirëpo qyteti shqiptar i cili po braktiset me një hap më të shpejtë dhe numri i të rinjëve që largohen është tepër i lartë është qyteti i Kukësit. Është treguar prej shumë kohësh se Anglia është destinacioni i preferuar i djemëve nga Kukësi, por nuk mbeten mbrapa edhe vendet e tjera perëndimore. Prej më shumë se 3 vitesh ky qytet ka filluar të boshatiset, shumë të rinjë kanë marrë rrugët e emigraciont, ndërsa rreth 100 te rinjë në javë lënë Kukësin duke udhëtuar drejt shteteve të perëndimit.

 

Të shumta janë kompanitë turistike që operojne në treg në transportin e udhëtarëve të cilët jashtë kamerave pohojnë se numri i të rinjve për të lënë Kukësin është i madh.

 

Qarku i Kukësit rënditet me numrin më të lartë të emigracionit ku vetëm në muajin tetor, janë 1011 aplikues për pasaportë biometrike kryesisht të moshave të reja.

 

Burime nga zyra e gjendjes civile Kukës bëjnë me dije se këtë muaj ka pasur një numër të lartë aplikuesish pasi në Llotarine Amerikane ka qenë një kusht, që aplikantët duhet të aplikojnë me pasaportë biometrike, por pranë zyrave të gjendjes civile janë paraqitur edhe të rinj që kanë aplikuar.

 

Tjetër problem shqetësues për qytetin verior është edhe mbyllja e bizneseve, ku një nga faktorët është edhe taksa e vendosur në rrugën e Kombit.

TE TJERA

spot_img