Milioneri britanik i lë shqiptarit të gjithë pasurinë e tij marramendëse

Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij.

Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte pronar i një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”.

Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit të viteve të fundit jetë.

I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë e tij.

Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën e tij.

I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij.

Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...