Era Rusi do të martohet, por ka një hall të madh

Era Rusi përpos një këngëtare me zë brilant dhe shumë e dashur për publikun, ka treguar së fundmi se ka talent edhe kërcimin.

Këngëtaren e shohim të kërcejë çdo të hënë krah Florian Agalliut në “Dance with me” dhe çifti deri tani janë shpallur tre herë fitues.

Mbrëmjen e djeshme, Alketa u kërkoi çifteve të përkufizonin martesën me 3 fjalë. Era Rusi me përgjigjen e saj la të kuptohet se dëshiron të martohet, por ka një hall të madh: nuk gjen datë bosh për veten.

“Unë për shembull nuk jam martuar asnjëherë, jam shumë e zënë duke martuar të tjerët dhe akoma nuk arritur të gjej një datë bosh për veten. Megjithatë mendoj janë dy shpirtra që bashkohen në një dhe ku ka më bukur sesa të jetosh përjetësisht i dashuruar, ndaj dhe unë do të doja t’i uroja vetes atë këngën ‘Dance me till the end of love’ ta kërceja”, tha Rusi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...