Kancelarja gjermane Angela Merkel, ndodhet në Romë në një vizitë zyrtare atje. Në konferencën për shtyp me homologun Macron Merkel ka nënvizuar edhe një herë rrezikun e ndikimit të aktorëve të tjerë, përfshirë Rusinë në Ballkanin Perëndimor.
“Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conten të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. E duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike.
Në të njëjtën linjë ishte dhe homologu italian Giuseppe Conte, i cili tha se Italia dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.