Luana dhe Samanta kanë pasur të njëjtin të dashur, këngëtarja i shkoi në emision por diçka nuk shkoi mirë

550

Ka ndodhur shpesh që bukuroshet e showbiz të dashurohen me të njëjtët djem, e deri tani rastet e tilla janë të shumta.

 

Luana Vjollca është aktualisht me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çocajn, i cili është përfolur edhe për një lidhje me Genta Ismajlin dhe këngëtare të tjera. Por me gjasa, pak prej jush e dinë që përpara se të lidhej me Krenarin, Luana ka pasur një romancë relativisht të gjatë me ish të dashurin e Samanta Karavellas.

 

Po flasim për vitin 2013, Samanta sapo ishte ndarë nga biznesmeni nga Tirana, Kreshnik Kasneci. Nga ana tjetër, Luana i kishte dhënë fund fejesës me këngëtarin nga Shkupi, Adrijan Gaxha. Gjithësesi kthehemi në nëntor 2019. Samanta ishte e ftuar në programin e Luanës ku është dhe moderatore në ‘Shiko kush luan’.

 

Para kamerave dukej sikur midis vajzave nuk kishte hatërmbetje . Por në rrjetet sociale, Samanta dhe Luana nuk e ndjekin njera-tjetrën në Instagram. Luana e bëri “tag” në promon e emisionit por nuk postoi as një video dhe as një foto me Samantën, siç bën zakonisht me të gjithë të ftuarit dhe siç bëri mbrëmjen e së shtunës. Kurse Samanta nuk bëri bëri asnjë promo as në feed e as në story se ishte tek Luana.