Dan Bilzerian: Do përgatitem për të kandiduar për President i SHBA-së

I konsideruar si “Mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian, nuk rresht së surprizuari. Së fundmi ai deklaroi se mund të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2024.

 

Teksa fliste në një intervistë për TMZ, kur iu përmend fakti që reperi Kanye West ka ndërmend të kandidojë pas 5 viteve, Bilzerian tha:

 

“Është më mirë sesa Hillary Clinton”. Më pas, shtoi: “Mendoj se do të garojë kundër meje. Të shohim”.

 

Më pas u pyet nëse e kishte seriozisht kandidaturën për vitin 2024, dhe ai u përgjigj:

 

“Po, mendoj se kam kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur”.

 

Dan Bilzerian numëron mbi 29 milionë ndjekës në Instagram. Profili i tij është i mbushur me foto dhe video që e tregojnë atë të rrethuar nga femra shumë pak të veshura, në vende ekzotike dhe festa të çmendura.

 

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që ai shfaq interes për Shtëpinë e Bardhë. Më herët në një intervistë në “E! News” ai u shpreh se do ishte ideale të shihte vajza seksi dhe të zhveshura në godinë, pasi sipas tij kjo do të inkurajonte dhe punonjësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...