Veprimi i 8-vjeçarit i ka bërë të gjithë për vete, i kërkoi nënës ta ndalë veturën që ta ndihmon gruan e moshuar të ngjitet shkallëve

Një djalë 8-vjeçar është filmuar duke ndihmuar një grua të moshuar të ngjitet shkallëve në Georgia të SHBA-ve.

 

Riley Duncan ka filmuar këtë moment emocionues, derisa me vëmendje po e shikonte të riun Maurice Adams Jr duke dalur nga vetura e nënës për të ndihmuar gruan e moshuar të ngjitet shkallëve.

 

Duncan e ka postuar këtë video në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Falënderojmë Zotin për rininë tonë”.

 

Është interesant se si ky djalosh nuk ishte në dijeni që dikush po e filmonte, megjithatë videoja e tij është bërë virale dhe të gjithë që e kanë parë e kanë duartrokitur për veprimin. Ai në momentin që e ndihmon gruan e moshuar e përqafon, dhe më pas kthehet në veturë ku po e priste nëna e tij.

 

Nëna e vogëlushit, Contricia Hill, ka deklaruar për mediat amerikane se Maurice dhe motra e tij kishin përfunduar mësimin dhe se ajo kishte shkuar t’i merr, kur befasisht rrugës hasën në gruan e moshuar që kishte vështirësi të ngjitet shkallëve.

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...