Ky eshte vellai hero : Ate qe beri per 6 motrat e tija, rralle kush do ta bente

Historia e sotme në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka sjellë në fokus marrëdhëniet familjare. Dashuria e vëllait për motrën ka mpo.shtur çdo sfidë dhe çdo pengesë që iu ka dalë përpara. Afërdita ka udhëtuar nga Greqia dhe ka ardhur në studio për të falenderuar vëllain e saj për çdo sakrificë që ai ka bërë për familjen e saj.

 

Babai i Afërditës e ka bra. ktisur atë dhe familjen e saj, që kur ajo ishte një fo. shnjë 6-muajshe. I ati nuk e ka dashur sepse ka qenë vajzë dhe ka kërkuar prej gruas që ta bra. ktisin fëmijën që lindi, por mamaja e saj nuk ka pranuar dhe për këtë arsye ai largohet nga shtëpia.

 

Vëllai edhe pse vetëm 8 vjeç ka marrë drejtimin e familjes, ka nisur punë dhe ka rritur motrat dhe vëllezërit e tjerë. Mes shumë sakrificash dhe vuajtjesh fëmijët u rritën dhe u martuan duke krijuar familjen e tyre. Por jeta s’ka qenë e lehtë për Afërditën.

Pas 5 vitesh martesë burri vde /s dhe ajo mbetet e vetme me 3 fëmijë në Greqi. Ka qenë pikërisht vëllai i saj që la familjen e tij në Shqipëri dhe shkoi për të ndihmuar motrën e tij.

Sot në studio Afërdita ka një mesazh dhe një thirrje për vëllain e saj.

 

Afërdita: Jeta ime është shumë e vështirë. Kur isha fos. hnjë 6 mujashe na la babai, 7 fëmijë dhe vetëm mamaja.

Ardit Gjebrea: Nga informacionet që kam unë, babai nuk donte që ti të vije në jetë se ishe vajzë apo jo?

Afërdita: Ashtu është se ishim shumë vajza..

Ardit Gjebrea: Çfarë i tha nënës tënde?

Afërdita: Që të më bra. ktisë, mamaja nuk dëgjonte. Fëmijët thoshte nuk i hedh, edhe me gjithë sakrificat na rriti. Ai vëlla ka filluar punën që 8 vjeç, megjithë atë sakrificë ai më ka mbajtur në qafë mua. Më rriti vëllai, na martoi të gjithëve.

 

Ardit Gjebrea: Mami u martua prapë?

Afërdita: Jo! 32 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ishte kur ju la babai? Ti ishe vetëm 6-muajshe

Afërdita: Lidhi shaminë e bardhë në kokë dhe rriti shtatë fëmijët. U martuan të gjithë shkuan në shtëpitë e veta. U martova dhe unë.

Ardit Gjebrea: Me kë u martove ti?

Afërdita: U martova me një burrë, që kishte qenë i martuar, i kishte vd/ ekur gruaja dhe kishte një vajzë.

Ardit Gjebrea: Ku jetonte?

 

Afërdita: Jetonte në Greqi. Më tha mamaja para se të vendosja të martohesha: Po deshe të martohesh me atë djalë, do vendosësh që atë fëmijë do ta quash sikur e linde ti.

Ardit Gjebrea: Dhe ti ashtu e ndjeve?

Afërdita: Po që në momentin e parë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza e vogël në momentin që vajte ti në atë shtëpi?

Afërdita: Vajza e vogël ishte 7- 8 vjeç. I kishte vd/ ekur mamaja, kishte shumë emocione që i kishte ardhur një njeri i huaj brenda, por me atë dashurinë që i dhashë besoj arrita që të më thotë mama. Edhe sot e kësaj dite e kam shpirt dhe ia them publikisht e dua si dy fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Pra ti u martove me bashkëshortin dhe sa fëmijë të tjerë ke?

Afërdita: Më la 3 fëmijë.

 

Ardit Gjebrea: Pse thua më la 3 fëmijë?

Afërdita: Se vd. iq, pas 5 vjet e gjysmë martesë .

Ardit Gjebrea: Mbete vetëm?

Afërdita: Ngela vetëm, por fati im, ai vëlla që kam sjellë këtu bëri gjithë sakrificat dhe më bëri va. rrimin e burrit. Se kur vd/ iq burri unë kisha në shtëpi vetëm 150 Euro.

Ardit Gjebrea: Më pas kush u kujdes për familjen tënde? Ti nuk u martove më?

Afërdita: Jo, jo jo, s’martohem më. Po vëllai. Akoma nuk dija gjuhën, rrallë kisha dalë në punë. Me përkrahjen e vëllait, se e njihnin kishte 20 vjet aty, më ndihmuan njerëzit dhe më dhanë punë. Por pas 8 muajsh pesuam dicka tjeter.

 

Ardit Gjebrea: Akoma?

Afërdita: Kishte çuni një sëm. undje të rëndë në ko. cka.

Ardit Gjebrea: I vogli?

Afërdita: I vogli, 3 vjeç e gjysmë. Pas kësaj dite, gjërat ndryshuan edhe më keq. Unë personalisht, psikologjikisht edhe ekonomikisht, po vëllai punonte nga ora 5 e mëngjesit deri në 11 të natës për të na mbajtur ne, për të bërë sakrificat e mëdha për terapinë e çunit.

Ardit Gjebrea: Vëllai ku jetonte, në Shqipëri apo Greqi?

 

Afërdita: U shkëput nga Shqipëria dhe jetonte me mua.

Ardit Gjebrea: Vëllai i martuar apo beqar?

Afërdita: I martuar me 4 fëmijë. Fëmijët e tij ishin në shkollë, vetëm iu sillte lekë për libra, për gjëra. Ata asnjëherë nuk janë kënaqur me babanë e tyre sepse ai ishte pas meje, merrej me pro. blemet e mia.

Ardit Gjebrea: Pra vëllai yt në njëfarë mënyre la shtëpinë e vetë dhe merrej me gjithë pro. blemet e tua dhe punonte për të mbajtur dhe familjen e tij dhe familjen tënde?

Afërdita: Po, këtu vinte vetëm një ditë, dy.

Ardit Gjebrea: Si kaloi sëm. undja e çunit?

Afërdita: Operimi i parë kaloi shumë mirë, por pas 4 vjetësh mësuam që i doli në kokë. Ai vëlla gjithmonë më jepte kurajo, që s’mund ta harroj dot.

 

Ardit Gjebrea: Si është djali sot?

Afërdita: Sot djali mirë. Akoma marrim terapi.

Ardit Gjebrea: Vazhdon ta ketë pro. blemin?

Afërdita: Po

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është?

Afërdita: 10 vjeç..

Ardit Gjebrea: Zoti bëftë mrekulli.

Afërdita: Vëllai im nuk u kënaq me familjen e vet. I martoi gocat e veta, vetëm dy javë shkonte në shtëpi, si i ftuar në dasëm se ishte i përkushtuar pas familjes sime.

Ardit Gjebrea: Çfarë qëndrimi ka mbajtur nusja e vëllait tënd sepse me siguri do ketë qenë pas teje dhe fëmijëve të t’u dhe do t’i ketë munguar koha kushtuar familjes ashtu sikurse duhet nga një bashkëshort?

 

Afërdita: Nusja e vëllai tim është një heroinë, jemi 6 motra ajo është e shtata.. Asnjëherë nuk iu prish zemra, nuk i tha vëllai asnjëherë: Boll, o me motrën, o me familjen tënde..

Ardit Gjebrea: Nuk ndodhi kjo?

Afërdita: Asnjëherë! Ka bërë sakrifica të mëdha dhe ajo.. Ajo kujdeset për mamanë time, ka marrë dhe tezen që s’ka fëmijë që iu do.gj shtëpia dhe e ka marrë aty dhe motrën që është e ndarë nga bashkëshorti.

Ardit Gjebrea: Shpresoj që ai të ketë një shtëpi të bollshme?

Afërdita: Jo! Prandaj kam ardhur këtu se kam një bre. ngë ta madhe në shpirt, se para se të më vd/ iste burri mua, ai po ndërtonte një shtëpi të re dhe pasi vdi /q burri im i ndaloi të gjitha, stop.

 

Ardit Gjebrea: Punimet?

Afërdita: Po punimet. Vajzat e tij nuk janë ngopur me babain e tyre janë rritur je. time me baba të gjallë, e ka në parë si në fotografi..

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë ato sot?

Afërdita: Jetojnë me një plastmas.

Ardit Gjebrea: Pra vëllai nuk e mbaroi dot shtëpinë, të gjitha paratë që kishte bërë i vendosi në dispozicionin të familjes tënde, të tezes, të motrës dhe la familjen e tij që të jetonte me çati plastmasi vetëm që t’ju mbante juve?

Afërdita: Po! Se po mos ishin hallet e mia pro. blemet e mia, ai do ta kishte ndërtuar shtëpinë.

 

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë do i thuash?

Afërdita: Do i them stop tani, mjaft je kujdesur për mua dhe fëmijët, të kthehet pas familjes së vet, ta ndihmojë Zoti dhe mos e nxjerrin dimrin aty ku janë..

Në studio vjen vëllai i Afërditës së bashku me nusen e tij. Zoti Imer nuk i mban dot lotët kur shikon në anën tjetër të ekranit motrën e tij.

Imer: Kjo është e papritur! E kam rritur!

Afërdita: Vëllai im i dashur!

Imer: Urdhëro motër!

Afërdita: Motra e shtatë e dashur. Sot nuk mjafton një falenderim publikisht. Ndihem shumë bosh në shpirt kur ju shikoj juve në atë jetesë ku keni ngelur, mua më duket se keni ngelur prej meje.

Imer: Në asnjë mënyrë jo, do bëhet çdo gjë do arrijmë çdo gjë, me Zotin para.

Afërdita: Dua t’ju falenderoj për çdo sakrificë që ke bërë për mua, le familjen tënde dhe u kujdese për familjen time për vite me radhë..

 

Imer: Asgjë s’kam bërë, janë detyra njerëzore motër ato. Më falni për emocionet!

Afërdita: Vajza e madhe doli nuse nga shtëpia jote, me ndihmën tënde. Gjithçka kam unë sot i kam nga ti, por ti ke ngelur pas me familjen tënde, nga unë.

Imer: Nuk jemi mbrapa. Njeriu duhet të jetë i pasur në shpirt dhe unë e kam bërë me shpirt duke mos tentuar që lë ndonjë gjë mangut, pavarësisht aftësive dhe mundësive. Edhe fëmijëve të mi u kam thënë që do hamë më pak dhe do ta çojmë tek fëmijët e motrës.

Afërdita: Unë dua që, stop ta kthesh kokën nga mua. Unë do mundohem me shpirt që fëmijët ti rrit vetë, ti ndihmoj vetë. Ktheje kokën nga familja jote.

Imer: Është e pamundur! Deri sa të martohen dhe fëmijët e tu, sa të kem mundësi, sadopak

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...