SAMITI I OHRIT, RAMA, VUÇIÇ DHE ZAEV KONFERENCË TË PËRBASHKËT

Ditën e sotme u zhvillua samiti i Ohrit i cili ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në Samit pritet të diskutohet krijimi i mini shengenit ballkanit, mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tyre. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim. Ai tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e saj.

Në takim do të marrin pjesë përveç tre liderëve edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja mes liderëve të Ballkanit Perëndimorë nuk është një mini shengen, por Wester Balkan Schengen.

Kjo nuk është një “mini-Shengen por Wester Balkan Schengen”. Mua nuk më konvenvon. Nuk di kush e shpiku.

“Duke 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjithat zëra se ky samit rajonal, “Shengeni i Ballkanit” është formë presioni ndaj Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, gjatë konferencës, Rama sqaroi se bashkëpunimi me vendet e rajonit, për të cilat theksoi se është në të mirë të vendit, nuk është diçka e momenteve të fundit, por e deklaruar qysh në krye të herë kur mori drejtimin e qeverisë shqiptare.

“Janë përfitim ekonomik. Pse për njohjen e diplomave duhet të presin edhe 5-10 vite të tjera. U kam premtuar shqiptarëve të Preshevës që të përgatiten se diplomat e tyre do të njihen, po për ata kush mendon? Duke u përjashtuar? Unë besoj se paqja është e ndërlikuar, por ia vlen. Bashkëpunimi me “armiqtë”, i vështirë, por i rëndësishëm që ato që vijnë pas të mos trashëgojnë armiqësi. E di shumë mirë që çfarë do të vazhdojë, por asgjë nga këto nuk është as e papritur dhe as e pathënë më parë.

E kam predikuar bashkëpunimin rajonal, që ditën e parë kur kam ardhur në pushtet. Sa më shumë mundësi të kenë njerëzit, aq më shumë potencial do të ketë për zgjidhjen e konflikteve. E konsideroj domosdoshmëri praninë e Kosovës në Durrës, kush mendon se pëlqyeshmëria që mund të marrë dot me patriotizmin e FB, gabon. Është mirë që të jemi së bashku, t’i ndajmë në tyre opinionet tona, se në fund cilësia e jetës varet nga mënyra se si nuk bie dakord, mënyra më e mirë është ajo që nuk cenon bashkëpunimin e përbashkët. S’mund të ketë një proces ku njëra palë fiton, tjetra humbet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 Dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.

“Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem. Në mbledhjen e radhës në Durrës do jetë edhe pasardhësi i Mogherinit i cili do të marrë pjesë në këtë proces si një vazhdimësi. Mali i Zi dhe Bosnja kërkuan kohë por me gjithçka është rënë dakord të përshihet edhe Kosova”, u shpreh Rama.

” Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e ksihin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës. Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar.

Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. Një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin?

Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Wester Balkan Schengen. Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

“Kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe krenohem që në një kohë shumë të shkurtër po bëjmë një punë të rëndësishme për vendet tona. Unë do të flas për punët konkrete. Kur do të mundësojmë një shërbim më të shpejtë. Kjo do të sjellë kursim për qytetarët e tre vendeve. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë.

Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe mora 12 herë më pak vota. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha në konferencën për shtyp se kjo nisma e Ballkanit Perëndimor paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri. Zaev tha se plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

“ Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni. Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë. Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon. Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë” u shpreh Zaev

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...