“Unë do të bëj ç’të thotë Rama”. Artan Hoxha nxjerr mesazhet

Një fenomen jo i zakonte po ndodh në Hipotekën e Vlorës, ku asnjë nga drejtorët e emëruar nuk ka qëndruar gjatë në detyrë. Shkak për këtë janë bërë konfliktet me pronat në zonën e Jalës.

Për këtë situatë, në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar mesazhet mes një zyrtari të lartë të shtetit dhe një personi për një pronë në Vlorë, saktësisht në Jalë

“Një zyrtar i shtetit flet me një person që është i interesuar të marri një pronë në Jalë. I thotë: thuaji të bindi Ramën, unë do bëj ç’të thotë Rama. S’kam asgjë në dorë, unë jam më i parëndësishmi. Ia çon zyrtari i shtetit, edhe vazhdon: Ata vazhdojnë me kërcënime. Uroj të tremben ata lart, por unë s’kam asgjë në dorë”, ka deklaruar Artan Hoxha.

Ai tregoi më tej: “Shtetasi që ka fituar me vendime gjykate ka edhe pasaportë greke, ndaj janë futur dhe në lojë autoritetet greke. Prandaj ka ngec sharra në goxha, se po të ishin shqiptarë do ishte ngrit në ajër.

Merr një vendim nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij vitit. Gjykata e apelit i jep të drejtën e pronës, ndërkohë i thotë zyrës së hipotekës fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me letra të falsifikuara.

Dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Çfarë ndodh pasi merr vendimin gjykata drejtori i hipotekës në Vlorë zbardh vendimin e Apelit dhe e regjistron pronën.

Tani të gjithë drejtorët që venë atje iu jepet urdhri që ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apeli”.

Konflikti për pronën në Jalë

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit.

Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre.

Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit.

Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin.

Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...