Të ftuar që vënë në siklet moderatorët, 10 momentet më pikante në televizionet shqiptare

Ka pasur shumë raste kur moderatoret shqiptare janë vënë në siklet gjatë emisionit për detaje të vogla, si një kopsë e zbërthyer papritur apo një rrëshkitje nga takat. Por momente më tërheqëse janë ato kur vetë i ftuari të vendos në siklet. Kjo ka ndodhur në disa intervista dhe jua sjell më poshtë.

1.Le ta nisim me Valerin që e gju ajti hapur Ermal Mamaqin kur ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” para disa muajsh. “Janë shtuar shumë këta meshkujt që ngacmojnë”, tha Ermali. Ndërsa Valeri ia ktheu: “Kryesisht janë ata që dalin në televizor. Madje ata që prezantojnë. Nuk po them për ty jo, se ty më shumë tëgjuaj unë gjatë gjithë kohës”. “Avash se po kalon më shumë se ç’duhet”, iu përgjigj Ermali. “Kur të ndihesh në siklet më thuaj”, i tha Valeri.

2.Nevina Shtylla u vendos në siklet që në ditën e parë të punës si moderatore e emisionit “Në shtëpinë tonë”. I ftuar i puntatës së parë këtë sezon ishte Edi Manushi dhe për të Florian Agalliu kishte disa pyetje. Një prej pyetjeve kishte të bënte me gjendjen civile dhe për këtë pjesë Flori dhe Edi e vendosën në siklet Nevinën. Nevina e kaloi duke qeshur e duke mos e konfirmuar lidhjen me juristin.

3.Një moment të sikletshëm gjatë emisionit “Wake up”, kaloi edhe moderatorja Ori Nebijaj kur të ftuar kishte astrologen Meri Shehu. Meri i kërkoi Orit të tregonte shenjën e partnerit të saj në mënyrë që të zbulonte nëse kombinohen me njëri-tjetrin. “Ti do të bësh lajm te emisioni im me mua?”, i tha Ori Merit. “Unë të bëj lajm tek emisionit jot me ty? Po pse kush je ti mi? Dëgjo këtu ti, se unë televizionin e kam parë para teje”, ia ktheu Meri. “Televizionin mund ta kesh parë para meje, por partnerin tim e kam parë unë përpara teje”, i tha Ori duke e kaluar këtë situatë me të qeshur.

4.Pak muaj më parë Rudina Magjistari kishte të ftuar në emision Ermira Çaushollin për të folur për emocionet e ardhjes në jetë të vajzës së saj. Mirëpo gjatë bisedës në studio, Ermira e vendosi në siklet Rudinën duke përmendur faktin që shumë personazhe të famshëm nuk i shfaqin fëmijët në public sepse besojnë tek besëtytnitë. “Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin”, u shpreh Ermira. Pas kësaj fjalie, Rudina sqaroi se ajo preferon të mos e shfaq vajzën e saj Mia në publik sepse do të kishte një peshë të madhe. “Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun”, u shpreh Rudina.

5.Ilda Bejleri ka vendosur në siklet Einxhel Shkirën kur ajo prezantonte në “E diell”. Kur Ilda ishte e ftuar, Einxheli e pyeti se cili nga futbollistët e Kombëtares i duket më i zgjuari. Ilda u përgjigj se futbollisti Bekim Balaj i ka lënë shumë mbresa dhe i është dukur mjaft i zgjuar. Kjo përgjigje e shtangu Einxhelin e cila siç dihet vite më parë ka qenë e lidhur me Bekimin. Megjithatë më vonë Einxheli e mori me sportivitet këtë situatë dhe e publikoi videon në Instastory duke shkruar: “Ilda është aq lojtare e mirë sa të çon në autogol”.

6.Ndërsa Luana Vjollca është vënë në siklet gjatë emisionit të saj “Shiko kush luan”, kur të ftuar kishte Ervin Kurtin. Gjatë një loje të ftuarit duhet të zgjidhnin mes tre personazheve se me cilin prej tyre do kalonin një natë. Mirëpo në vend të kthente përgjigje, Ervini pyeti Luanën: “Me kë do flije ti?”. Ndërsa moderatorja iu përgjigj: “Kur të prezantosh ti emisionin tënd dhe të vij unë si i ftuar, do të të përgjigjem për këtë”.

7.Një dhuratë nga i ftuari e ka vendosur në siklet moderatoren Jonida Shehu muaj më parë gjatë emisionit të saj “Soiree”. I ftuar ishte kuzhinieri Alfred Marku i cili i kishte sjellë Jonidës dhuratë një kurorë me lule. Alfredi i vendosi kurorën në kokë Jonidës dhe i tha se uron që bashkëshorti i saj të mos bëhet xheloz. “Edhe është xheloz i madh ai”, ia ktheu Jonida.

8.Vitin e kaluar kur Elita Rudi prezantonte “Elite show”, kishte të ftuar Kallashin. Gjatë emisionit, Elita e pyeti Kallashin se me cilin këngëtar do të donte të bënte një bashkëpunim. “Me Gjikon”, u përgjigj ajo duke e shtangur Elitën. “Me Gjikon? Ndoshta në të ardhmen mund ta bësh”, i tha Elita duke u munduar të qeshte.

9.Një moment të sikletshëm ka pasur edhe Roza Lati kur të ftuar në “Why not” kishte Arian Çanin. Kur Roza e pyeti nëse bashkëshortja e tij e ka problem tipin e tij që është pak provokues, Çani tregoi se përpara se të vinte në emision, bashkëshortja i kishte thënë që ta puthte Rozën në ekran. Roza e vendosur në siklet i tha Çanit se mund ta puthte në faqe. “Jo në faqe mi, ç’është kjo, ajo tha puthe në buzë. A e bëre pyetjen për gruan? Hajde tani të puthemi”, i tha Çani. “O Zot, ndihmë”, bërtiti Roza duke qeshur. Ndërsa Çani e vendosi edhe më shumë në siklet duke e pyetur: “E ke të dashurin xheloz?”. Roza me të qeshur e mbylli këtë situatë duke u shprehur se Çani ka dalë jashtë skenarit.

Roza është vendosur në siklet edhe në një rast tjetër kur të ftuar në emisionin “Hangover” kishte ish-të dashurin e saj, Stinen. Gjatë emisionit Stine deklaroi se këngën “Gëzuar Vitin e Ri” e ka bërë për Rozën. “Këtë këngë e kam bërë sapo u ndava nga ti. Doja të të ktheja sërish”, i tha Stine Rozës ndërsa ajo e vendosur në siklet kërkoi menjëherë publicitet.

10.Vitin e kaluar Bieta Sulo kishte ftuar në emision kompozitorin e njohur shqiptar, Agim Krajkën për të folur mbi koncertin e tij. Mirëpo që në hyrje të bisedës, kompozitori tregoi se kishte pasur një kusht për të ardhur në studio. Ai u shpreh se prezantuesja duhet të ishte e bukur dhe Bieta e plotësoi këtë kusht. Gjatë intervistës, moderatorja i kërkoi Krajkës ta përshëndeste dhe ta puthte gruan e tij, mirëpo kompozitori nuk ka pranuar dhe është shprehur: “Përderisa të kam afër ty pse duhet ta puth gruan”, duke e vendosur Bietën në siklet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...